Manchester United shumë afër transferimit të superyllit të Monacos

22:40 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Manchester United është në bisedime të avancuara me Monacon për mesfushorin, Fabinho, për të kaluar në Old Trafford.

Djajtë e kuq ishin tejet të interesuar të nënshkruanin me yllin brazilian gjatë verës, pas një super sezoni të tij me Monacon duke u shpallur kampion të ligës së Francës, por klubi francez nuk e lejoi largimin e tij pasi që yjet si Kylian Mbappe, Timoue Bakayoko dhe Bernardo Silva ishin larguar.

Fabinho ishte i dëshpëruar për faktin se iu ishte mohuar transferimi në Premierligë, por United ka vazhduar interesimin e tyre edhe në këtë sezon dhe besohet se janë afër arritjes së një marrëveshje për shumën e 44 milionë funteve me Monacon, sipas Gianluca di Marzio.

Braziliani mund të luajë dy pozita, si mbrojtës i krahut të djathtë dhe si mesfushor qendror, të dy këto pozita Jose Mourinho dëshiron t’i përforcoj që nga viti 2016.

Antonio Valencia është duke e pasur një sezon të mirë me ‘djajtë e kuq’ por ai në muajin gusht do të mbush 33 vite dhe Mourinho dëshiron një zëvendësim afat-gjatë.

Mourinho po ashtu ka pranuar se planifikon të nënshkruaj edhe me një mesfushor qendror, për të zëvendësuar Miachel Carrick i cili do të pensionohet në fund të këtij sezoni dhe Maraoune Fellaini mund të largohet nga skuadra.

Trajneri 55 vjeçar insiston se është i lumtur me opsionet në sulm pas ardhjes së Alexis Sanchez nga Arsenali dhe se aftësia e Fabinhos për t’i mbuluar këto dy pozita mund të kursejë para klubit.

24 vjeçari është paraqitur katër herë për kombëtaren e Brazilit dhe dëshiron me ngulm kalimi në Premierligë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme