Valverde dëshiron që Luis Suarez të luaj me agresivitetin e zakonshëm

22:43 | 7 Shkurt 2018
Arbresh Info

Ernesto Valverde nuk do të dekurajoj sulmuesin Luis Suarez për të luajtur me më pak agresivitet ndaj Valencias.

Trajneri i Barcelonës dëshiron që sulmuesi uruguaian të vazhdoj me agresionin e zakonshëm edhe në ndeshjen kthyese kundër Valencias në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit edhe pse sulmuesi është një karton larg nga ndëshkimi për të munguar në finale, transmeton portali arbresh.info.

“Ne kemi folur edhe më parë për karakterin e Luisit, por agresiviteti që ai na jep në sulm, sa i përket gjetjes së hapësirës dhe golave, është shumë i mirë për ne, madje edhe nëse kjo do të thotë që ai mund të ndëshkohet me karton ndonjëherë”, ka thënë Valverde.

“Tani, ne do të luajmë një gjysmëfinale dhe do të japim gjithçka për ta fituar atë. Pastaj do të fillojmë të shqetësohemi rreth të ardhmes”

Suarez shënoi vetëm një gol javën e kaluar në ndeshjen e parë të zhvilluar në Camp Nou duke i dhënë avantazhin Barcelonës për 1 me 0 para ndeshjes kthyese./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme