Google ADS

Kafja mund të ndikojë në shtimin e peshës

21:59 | 7 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një lajm aspak i mirë për meraklitë e kafës.

Një filxhan kafe mund të jep energji sa një çokollatë.

Në sytë e shkencëtareve besohet se një filxhan kafe në dirë mund të sjell përfitime të mëdha për ata që janë të prekur nga sëmundja e zemrës, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, dietologët theksojnë se kafeja mund të ketë edhe një efekt anësor që mund të dërgojë drejt shtimit në peshë, veçanërisht në yndyrë të barkut.

Tammy Lakatos-Shames, këmbëngul se pirja e kafës në sasi të madhe mund të sjellë shtim në peshë. Ajo sqaron se ndikimi i kafes në hormone bëhet në mënyrë të heshtur.

“Kafeina rrit normën e zemrës dhe rrit normën e frymarrjes. Pra, te disa njerëz shkakton ankth, nervozizëm dhe rrit nivelin e kortizolit, hormone që njihet si hormone i stresit”, tha ajo.

Ky lloj stresi është fajëtor për shtimin e peshës, sidomos te gratë.

Kur bëhet fjalë për mbajtjen e niveleve të kortizolit në kontroll, thotë ajo, ka të bëjë me gjetjen e limitit tuaj personal të kafeinës në ditë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme