Vetëm pak ditë pasi National Geographic bëri që serbët e Bosnjës dhe Hercegovinës të ndjehen krenarë, i njejti kanal i zemëroi ata pa masë.
Aktori i njohur Morgan Freeman, përmes një dokumentari të kryer në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka arritur të zemërojë pa masë serbët.
Gjatë zhvillimit të dokumentarit, ai ka kryer një intervistë të shkurtë me gazetarin boshnjak Senad Haxhifejzoviqin, i cili gjatë dokumentarit ka akuzuar serbët për krime lufte, transmeton portali arbresh.info
Në mënyrë të vazhdueshme ai ka theksuar se serbët janë faktorë për atë që ka ndodhur në ish-Jugosllavi.
Feja Hadxhifejzoviq, djali i gazetarit të njohur në Bosnje, i tha Freemannit se në kohën e masakrës së Srebrenicës ai ishte gjashtë vjeç dhe shtoi se “shumë moshatarë të tij janë vrarë gjatë asaj kohe”.
Pas rrëfimeve tronditëse mbi masakrën e Srebrenicës, Freeman tha se “serbët janë fajtorë për luftën në ish-Jugosllavi, genocid dhe spastrim etnik”.
Në lidhje me deklaratën e tij kanë reaguar disa zyrtarë nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët kanë theksuar se Freeman duhet të paditet për komentetet e bëra.
Shefja e Shoqatës së Grave të Viktimave të Luftës, Bozhica Zhivkoviq, ka deklaruar për media se Freeman duhet të paditet për “shpifje ndaj popullit serb dhe Republikës Srpska”./IBNA/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...