Edhe pse vazhdojnë të jenë në mes të sezonit në Serie A, Paulo Dybala duket se tashmë ka vendosur për largim nga Juventusi në fund të sezonit.
Pas dhjetë golave të shënuara në gjashtë ndeshjet e para në Serie A, ‘La Joya’ është ndalur para portës dhe që nga muaji tetor ka arritur të shënojë vetëm katër herë ndërkohë që ka filluar të jetë edhe pjesë e bankinës nën udhëheqjen e trajnerit Massimiliano Allegri gjatë kësaj periudhe, transmeton portali arbresh.info.
Tani, bazuar në revistën javore ‘Chi’ në Itali, sulmuesi i Juventusit do të largohet nga Turino gjatë verës në mënyrë për të siguruar transferimin te Barcelona.
Sulmuesi, i cili ka qenë jashtë fushës që nga 6 janari për shkak të lëndimit, nuk ka rinovuar qiranë e shtëpisë luksoze në qytetin italian për shkak të transferimit në La Liga.
Dybala ka qenë i lidhur me transferimin te Barcelona edhe në të kaluarën, por gjatë muajit nëntor ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit aktual.
“Nuk e di nëse do të jem në Juventus gjithë jetën dhe nuk mund të them madje që ky mund të jetë viti im i fundit në Turin”, kishte thënë lojtari për ‘France Football’.
“Nuk varet nga unë por nuk dua madje të them se ky do të jetë sezoni im i fundit këtu. Unë dua të fitoj gjithçka tani, futbolli është i çuditshëm, ju në të vërtetë nuk e dini asnjëherë se çfarë ndodhë në të ardhmen”
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...