Vendimi i Antonio Contes për ta larguar Diego Costa nga skuadra e tij, ishte gabimi i më i madh i tij që ka bërë si trajner i Chelsea, thotë Jamie Redknapp.
Trajneri italian është duke u përballur me një presion jashtëzakonisht të madh në javët e fundit.
Në javët e fundit Chelsea është eliminuar nga Kupa e Ligës, barazuan në pesë ndeshjet e para të vitit 2018 dhe humbën dy ndeshjet e fundit me rezultate shokuese.
Janë shumë arsye për këto probleme të Contes, por gabimi fatal i Contes është bërë verën e kaluar, sipas Redknapp. Ish futbollisti i Liverpoolit beson se Conte ishte gabim që detyroi golashënuesi më të mirë të sezonit të kaluar të largohej nga klubi.
“Gabimi ma i madh i Antonio Contes ishte që largoi Diego Costa. Me sulmuesin spanjoll, Chelsea ishte një skuadër e tmerrshme për t’u përballur, një skuadër agresive që me Costan përdorte çdo mundësi për ta fituar një ndeshje”, tha Redknapp për Daily Mail.
“Ti nuk mund ta sulmosh Costan, por pa të, Chelsea është vetëm një skuadër e mirë. Ata nuk kanë humbur vetëm përparësinë por edhe efikasitetin para golës. Pas një fillimi të mirë, sulmuesi Morata ka dështuar dhe Chelsea ka shënuar nëntë gola më pak se sa sezonin e kaluar në këtë fazë”, shtoi Redknapp.
“Shikoni disa ndeshje të cilat Chelsea ka dështuar në fund të vitit 2017. Ato ndeshje do të ishin fituar me një sulmues si Costa, i cili është i specializuar për të shënuar golin krucial në ndeshje të vështira”, përfundoi analisti i Sky Sports.
Conte kishte informuar reprezentuesin spanjoll për largimin e tij nga Chelsea përmes një mesazhi në telefon dhe se nuk bënë pjesë në planet e tij.
Costa është rikthyer te skuadra e Atletico Madridit dhe deri më tani ka shënuar katër gola në pesë ndeshje.
Vlen të theksojmë se kalimi i tij u zrytarizua në afatin kalimtar të janarit. /arbresh.info/
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda