Dënon të birin duke ia ‘hekurosur gjenitalet’, pasi u abuzua seksualisht

20:58 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Një burrë nga Arabia Saudite që ka dënuar djalin e tij, sepse ishte abuzuar seksualisht është duke u përdorur si një rast për të theksuar problemet në qëndrimet drejt viktimave seksuale në këtë vend.

Djali thuhet të jetë abuzuar seksualisht nga një grup adoleshentësh në një lokacion të panjohur në Arabinë Saudite, dhe kishte njoftuar të atin për këtë gjë, transmeton portali arbresh.info

Ai me të marrë vesh dënoi të birin për sulmin, duke ia ‘hekurosur’ organet gjenitale, raportojnë mediat lokale.

Rasti shqetësues u bë publik, pasi një psikolog saudit ndau detajet e rastit në mediat sociale.

Dr. Hussain Al Shamarani është kontaktuar nga babai pas sulmit dhe dënimit të tij, duke kërkuar ndihmë nga ai.

Psikologu tregon që babai besonte që kishte bërë gjënë e duhur kur përdori hekurin për hekurosje mbi gjenitalet e djalit.

“Ky burrë erdhi të kërkonte këshillën time, duke mos e ditur që veprimet e tij kishin bërë edhe më shumë dëm në shëndetin e fëmijës dhe mirëqenien mendore të tij”, ka thënë ai sipas Stepfeed.com.

Ky është edhe një rast më shumë ku viktima fajësohet për abuzimin dhe jo agresori./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme