Google ADS

Lionel Messi kërkon nga Barça përforcimin e mbrojtjes me shënjestrën e Realit

19:42 | 7 Shkurt 2018
Arbresh Info

Lionel Messi raportohet se dëshiron që Barcelona të përforcoj mbrojtjen e tyre duke nënshkruar me shënjestrën e Real Madridit, David Alaban nga Bayern Munichu.

Alaba është njëri nga mbrojtësit më të talentuar në botë dhe ka luajtur në një numër të ndryshëm pozicionesh në Allianz Arena, transmeton portali arbresh.info. Aftësitë e tij me topin kanë bërë që të flitet si një lojtar i mundshëm i Barcelonës në të ardhmen.

Real Madridi së fundmi është përfolur si një skuadër që ka gjasa më të mëdha për të nënshkruar me Alaban derisa synojnë përforcimin e gjithë skuadrës së tyre.

Raportet e fundit nga Spanja sugjerojnë që Messi është duke kërkuar nga Barcelona transferimin e 25-vjeçarit, megjithëse për ta rrëmbyer atë duhet kaluar fillimisht nën hundët e presidenti Florentino Perez.

Bazuar në ‘Diario Gol’, Messi është duke kërkuar që Barcelona të shtoj opsionet e tyre në mbrojtje dhe arsyeja e gjithë kësaj është performancat jo të mira të Gerard Piques, mundësisë për largim gjatë verës së Thomas Vermaelenit dhe mungesës së eksperiencës së Yerry Minas në nivel të lartë.

Messi preferon prandaj që Barcelona të nënshkruaj me Alaban, gjë që mund të jetë në goditje e madhe ndaj Perezit.

Presidenti i Real Madridit dëshiron të sjell Alaban në skuadër për shkak të probleme të shumta këtë sezon nën udhëheqjen e trajnerit Zinedine Zidane që klubi ka pësuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme