Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë pezulluar nga gara e Festivalit të Sanremos, “në pritje të thellimit të shqyrtimeve mbi atë që presupozohet si shkelje e rregullores së Festivalit nga kënga e tyre”, me titull “Non mi avete fatto niente”.
Organizatorët e Festivalit, që duket se kanë miratuar vendimin e drejtorit artistik Claudio Baglioni, kanë vendosur ta pezullojnë performancën e dy artistëve që parashikohej të bëhej mbrëmjen e sotme.
Në vend të tyre, pas një shorti të hedhur në prani të një noteri, do të marrë pjesë Renzo Rubino, që paraprakisht duhej të performonte ditën e enjte.
Mediet italiane aluduan fillimisht për plagjiaturë, por kjo u hodh poshtë shumë shpejt falë reagimit të zv.drejtorit të Rai Uno, Claudio Fasulo.
“Nuk bëhet fjalë për plagjiaturë. Kjo sepse autori është i njëjti dhe rregullorja parashikon mundësinë e përdorimit të teksteve të autorëve të tjerë në një masë jo më të madhe sesa 30%. Në këtë mënyrë, kjo këngë ka parametrat e mjaftueshme për të qenë një këngë e re me të gjitha efektet”, do të shprehej fillimisht zëvendësdrejtori i Rai Uno, Claudio Fasulo.
Vetëm pak çaste më vonë, sipas asaj që shkruan agjencia e lajmeve ANSA, gjatë konferencës për shtyp të tij, ai do të saktësonte se “bazuar mbi elementët që vihen në diskutim do të bëhen vlerësime të mëtejshme nga studioja ligjore e Rai-t”.
Në lupën e “hetimit” është vënë pikërisht ngjashmëria në një pjesë të tekstit, me këngën “Silenzio” të Ambra Calvanit dhe Gabriele De Pascalit, që u prezantua në edicionin e “Sanremo”-s për të rinjtë, në vitin 2016. Edhe kjo këngë kishte për autor Andrea Febo, i njëjti që ka shkruar edhe tekstin e asaj të Metës dhe Moros./topchannel/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...