Google ADS

Reali dhe Barça kanë nisur një tjetër betejë, e zbulon Zinedine Zidane

19:17 | 7 Shkurt 2018
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane raportohet se ka mësuar që rivali i përbetuar, Barcelona, është gjithashtu në garë për yllin e Marseilles, Maxime Lopez.

Mesfushori kreativ është produkt i akademisë së gjigantit në Liga 1 dhe deri tani ka bërë 58 paraqitje në skuadrën e parë te klubi në Stade Velodrome, transmeton portali arbresh.info. Performancat e tij nën udhëheqjen e Rudi Garcias kanë tërhequr vëmendjen këtë sezon dhe një numër i madh i klubeve të mëdha janë duke vëzhguar atë.

Zinedine Zidane thuhet se sheh Lopezin si një zëvendësues të mundshëm të mesfushorit veteran Luka Modric, por raportet e fundit nga Spanja sugjerojnë që trajneri i Real Madridi është në dijeni që beteja për transferim është në duart e tij këtë verë.

Bazuar në ‘Don Balon’, Zidane ka zbuluar gjithashtu që Barcelona është duke pasur si shënjestër Lopezin pas kritikave në vëzhguesit.

Barcelona duket se është duke menduar opsionet e tyre në rast se Andres Iniesta vendos për largim gjatë verës. Lopez është shfaqur gjithashtu si një opsion më atraktiv sesa ylli i Gremios, Arthur, i cili ka qenë i lidhur shumë me kalimin në Camp Nou.

20-vjeçari është një shok me djalin e Zinedine Zidanes, gjë që besohet se do t’i ndihmoj Real Madridit për të mposhtur Barcelonën në këtë garë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme