Arsenali ka marrë një lajm të mirë para derbit të Londrës së Veriut, me Tottenham në kuadër të Premierligës.
Topçinjtë do të mund të llogaritin në shërbimet e Nacho Monrealit, Danny Welbeck dhe Peter Chech, të cilët janë rikthyer nga lëndimet.
Monreal dhe Chech pësuan lëndime në fitoren e Arsenalit ndaj Evertonit me rezultat 5 me 1, dhe ky fakt e kishte bërë të brengosur trajnerin francez, Arsene Wenger.
Mbrojtësi spanjoll ishte zëvendësuar gjatë pushimit të pjesëve për shkak të një gripi sezonal, ndërsa Chech u zëvendësua në minutën e 70 pas lëndoi kofshën e tij gjatë një dueli.
Sipas “The Evening Standard” që të dy kanë arritur të rikuperohen në kohë për derbin me Tottenhamin, transmeton arbresh.info.
Ndërsa, Welbeck është shumë afër rikthimit dhe se mund të përfshihet në derbi.
Sulmuesi anglez ka qenë jashtë fushave të gjelbërta që nga janari, por ai mund t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës këtë javë. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...