10 vrasësit serialë më famëkeq që bota ka parë ndonjëherë

18:48 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Bota ka parë shumë vrasës serikë, shkruan arbresh.info. Lista e njerëzve që ka kryer krime çnjerëzore është e pafund.

Megjithatë ka disa persona që kanë marrë vëmendjen, për shkak të natyrës së krimeve që ata kanë kryer.

Më poshtë keni 10 nga vrasësit serialë më famëkeq që ka parë bota ndonjëherë:

Vrasësi i Zodiakut

Vrasësi ia vuri vetes këtë emër në letrat që ai dërgoi në Bay Area Press. Ai linte kode për t’u deshifruar dhe një nga katër të dërguara vetëm një u zgjodh përfundimisht. Vrasësi vepronte në Kaliforni në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970. Ai pretendoi se kishte vrarë 37 viktima, por gazetat konfirmuan vetëm 7. Çështja e lëndës është ende e hapur.

Donald Henry Gaskins: Vrasësi i Autostopistëve

Gaskins ka pohuar se ka vrarë 80-90 njerëz duke torturuar dhe gjymtuar ata. Ai nisi vrasjet në vitin 1969, duke marrë në makinë autostopista në autostradë në Amerikën e Jugut. Një bashkëpunëtor kriminel ishte dëshmitar sa ai ishte duke vrarë dy të rinj dhe rrëfeu në polici. Ai u dënua me vdekje, i cili më vonë u kthye në burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht, transmeton portali arbresh. Gaskins ia shtoi vetes edhe një vrasje, u bë i pari që vrau një të burgosur sa ishte në dënimin me vdekje.

Tsutomu Miyazaki: Drakula njerëzor

Ai mori më shumë emra për shkak të akteve të tij të shëmtuara. Disa prej tyre ishin Vrasësi i Otaku, Vrasësi i Vajzës së Vogël ose Drakula Miyazaki. Arsyeja për këtë ishte se ai rrëmbente vajzat e vogla, i vriste ato dhe fillonte aktivitetet seksuale me kufomat e tyre. Në një rast, ai jo vetëm piu gjakun e viktimës, por edhe hëngri dorën e saj. Ai gjithashtu i ruajti pjesët e trupit si trofe dhe u dërgonte kartolina familjeve që përshkruanin vrasjen. Babai i tij bëri vetëvrasje dhe Miyazaki u var në vitin 2008, në moshën 45 vjeçare.

Ted Bundy: Nekrophili i çmendur

Ted Bundy ishte një vrasës serik amerikan, rrëmbyes, përdhunues dhe nekrofil. Ai operonte në disa shtete dhe rrëfeu vrasjet e 30 grave. Ai rivizionte vendet e krimeve dhe përfshihej në akte seksuale me kufomat e tyre. Bundy ia preu të paktën 12 grave kokën dhe i mbante në shtëpi si trofe. Në moshën 42 vjeçare Bundy vdiq në karrigen elektrike në vitin 1989.

Xhek Rrjepësi

Vrasësit apo vrasësi i vërtetë nuk u identifikua asnjëherë. Emri iu vendos kështu për shkak se viktimave u mungonin organet dhe gjykuar nga procedura dukej që vrasësi kishte përvojë kirurgjike. Xhek Rrjepësi i cili më vonë besohej se ishte një person i vetëm, vrau prostitutat në lagjet e varfra të Londrës midis 1888-91.

Luis Garavito: Bisha

I njohur nga mediat edhe si La Bestia (Bisha), kolumbiani mund të jetë një nga vrasësit serik më të këqij në botë. Ai pranoi torturën, përdhunimin dhe vrasjen e 147 djemve të rinj. Por numri besohet të jetë mbi 300. Ai është shpallur fajtor për 139 akuza, që çuan në dënim me 1,853 vjet në burg. Por ligji kolumbian e kufizon atë në 30, gjë që është dënuar me 1999.

Ahmed Suradji: Magjistari

Bujku nga Indonezia pranoi të ketë vrarë 42 vajza dhe gra mes viteve 1986 deri më 1997, transmeton arbresh.info. Si pjesë e ritualit të tij, ai i varroste viktimat deri tek beli. Trupat u gjetën në një fushë të sheqerit me kokat e tyre përballë shtëpisë së tij, të cilën ai besonte se do t’i jepte më shumë pushtet. Suradji u dënua me vdekje nga një skuadër pushkatimi në vitin 2008.

Alexander Pichushkin: Vrasësi i shahut

Shënjestrat e tij ishin burra të pastrehë, të cilët ai joshte në shtëpinë e tij me vodka. Ai besohet të ketë vrarë 49 vetë, shumica e tyre me goditje të përsëritura të çekanit në kokat e tyre dhe futur një shishe vodka në plagën e kafkës. Ai fillimisht tha se donte të përfundonte numrin e katroreve në shah dhe të vriste 64 vetë. Gjithashtu, besohet se ai ishte në garë me një vrasës serial tjetër rus, Andrei Chikatilo, i cili u dënua në vitin 1992 për 53 vrasje. Ishte pikërisht ai vit kur Aleksandri filloi vrasjen.

Andrei Chikatilo: Kasapi

Andrei, Kasapi i Rostovit, tha, “Kur përdorja thikën time, sillte lehtësim psikologjik. E di që duhet të shkatërrohem. Unë kam qenë një gabim i natyrës”. Ai ishte përgjegjës për sulme seksuale, vrasje dhe gjymtim të 53 grave dhe fëmijëve ndërmjet viteve 1978 dhe 1990 në Rusi. Pasi u kap në vitin 1992, ai u urdhërua të vritej nga skuadra e pushkatimit më 1994.

Charles Edmund Cullen: Engjëlli i vdekjes

Cullen punoi si infermier në shumë spitale, por vazhdoi të kalonte punë pasi që u pushua nga puna për sjellje të dyshimta nga shumë prej tyre. Ai rrëfeu për vrasjen e 40 pacientëve të moshuar në New Jersey nga 1984 në 2003. Ai e bëri këtë duke helmuar pacientët e tij me ilaçe të papërshkruara. Ai deklaroi se donte t’i lehtësonte pacientët nga vuajtjet e tyre, ashtu si një engjëll. Ekspertët thonë se ai kishte më shumë se 300 viktima. Cullen është burgosur përjetë./Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme