Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 16:30 ka tentuar të ndalojë dy të dyshuar me veturën e tyre “Citroen”, me targa të falsifikuara.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për portalin Arbresh.info se të dyshuarit nuk i janë bindur urdhrit të policisë dhe sipas saj me veturën e tyre janë nisur në drejtim të “Kodrës së Trimave” duke rrezikuar vazhdimisht kalimtarët dhe policët.
“ Policia me të marr informatën se vetura është në drejtim të “Kodrës së Trimave” e ka bllokuar rrugën, por vetura e dyshuar ishte futur më pas në trotuar, ka goditur një shtyllë dhe rrethojat e stacionit policor duke vazhduar në drejtim të zyrtarëve policor. Zyrtarët policor duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit (ngasësit) përbenin një kërcënim të drejtpërdrejtë, potencialisht të rrezikshëm për qytetaret dhe jetën e tyre domosdoshmërisht janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme, duke shtënë në drejtim të gomave të automjetit”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj janë arrestuar dy persona të dyshuar.
“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar dy personat e dyshuar që ndodheshin në automjet, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi të njëjtit kanë pesuar lëndime nga aksidenti”, ka thënë ajo./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...