Mediat greke kanë nxjerrë videon e vrasjes së bosit të nëntokës greke Vassilis Stefanakos, më datë 17 janar të këtij viti.
Vrasja e tij bëri bujë në Greqi nisur nga e shkuara e Stefanakosit, i cili një pjesë të mirë të jetës së tij e ka kaluar në burgje me një serë akuzash, siç është drejtimi i strukturave kriminale, vrasje, trafik armësh, trafik droge, etj.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e vrasjes në lagjen Haidari të Athinës.
Atentatorët, të cilët duket të jenë tejet profesionistë e kanë ndjekur prej kohësh objektivin e tyre dhe kanë ndërhyrë në momentin kur ai ka dalë pa badigardët e tij për t’ju drejtuar makinës së blinduar, përcjell Albeu.com.
Në momentin kur e kanë parë të dalë, njëri prej tyre ka zbritur nga motori dhe është drejtuar për tek viktima, ndërsa tjetri është afruar me motor për të marrë shokun e tij duke u larguar prej aty me shpejtësi. /albeu.com/
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...