Luis Enrique mund të jetë trajner i ri i Chelsea, në rast të shkarkimit të Antonio Contes.
Pozita e trajnerit italian, Conte, është në rrezik pas rezultateve të dobëta javëve të fundit, si dhe për shkak të raporteve të ‘ftohta’ me bordin e klubit, për shkak të mos transferimeve të lojtarëve të cilët i dëshironte para fillimit të sezonit.
Tashmë, klubi londinez është duke u bërë gati për ‘jetë’ pas largimit të Contes, dhe ish trajneri i Barcelonës dhe Romës, Luis Enrique është favoriti kryesor.
Sipas televizionit spanjoll “El Chiringuito TV, Enrique është i gatshëm të pranojë ofertën e Chelseat dhe e dëshiron Luis Suarezin si transferin e parë të tij, transmeton arbresh.info.
Enrique ishte trajner i Barcelonës kur Luis Suarez ishte transferuar në Nou Camp nga Liverpooli, përderisa edhe Conte ka shprehur disa herë dëshirën për ta forcuar sulmin.
Ish trajneri i Barçës dëshiron që Suarez të jetë partneri i Alvaro Moartas në sulm, në rast se ai do të bëhet trajner i Chelsea.
Enrique dhe Suarez kaluan tre sezone së bashku, dhe reprezentuesi uruguaian kishte shënuar 121 gola në të gjitha garat, duke e renditur vetën si një nga sulmuesit më të mirë të botës.
Po ashtu kanë fituar trofe së bashku, një Ligë të Kampionëve dhe dy tituj të La Ligës.
Besohet se fati i Contes do të vendoset nga Roman Abramovich, i cili ka vendosur t’i jap kohë deri pas takimeve me Barcelonën, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, në listën e kampionit anglez janë edhe dy trajnerët e njohur, Thomas Tuchel dhe Maurizio Sarri. /arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...