Google ADS

Vazhdon mbështetja e Austrisë për Kosovën

17:54 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Austria mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën edhe më tej në rritjen e shkëmbimit tregtar, garantimin e fondit kreditor dhe zhvillimin e programit të punësimit.

Kështu është thënë në takimin që ka pasur të martën Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe kreun e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) për Kosovë, Gunther Zimmer. Ambasadori Pfandler ka vlerësuar lart bashkëpunimin e deritashëm me MTI dhe ka premtuar mbështetje edhe në te ardhmen për fushat e interesit të përbashkët

. Në këtë takim ministri Hasani ka çmuar ndihëm e Austrisë, konkretisht ADA-së. Ministri Hasani dhe ambasadori Pfandler biseduan edhe për takimin që pritet të mbahet në Austri mes tij dhe ministrit të ekonomisë së Austrisë, ku do të diskutohet për prioritetet e projekteve të caktuar për tërheqjen e investimeve nga Austria.

Ministri Hasani e informoi ambasadorin austriak edhe për prioritetet e Kosovës, si kryesues i CEFTA-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme