Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Leon Bailey është në radarin e klubeve më të mëdha në botë.
Xhamajkani është duke shijuar një sezon të shkëlqyer në Bay Arena pasi kishte shfrytëzuar gjashtë muajt e tij të parë për tu adaptuar në ambientin e ri, transmeton portali arbresh.info.
Top klubet evropiane janë duke thirrur atë pas 8 golave të shënuara brenda 18 ndeshjeve në Bundesliga këtë sezon derisa Arsenali, Manchester United dhe Chelsea janë gjithashtu pas shërbimeve të këtij ylli që është duke u konsideruar si sensacioni i ri.
Por, derisa presidenti i Bayer Leverkusenit, Reiner Calmund, beson që 20-vjeçari mund të kushtoj deri 100 milionë euro, gazeta gjermane ‘Bild’ shton se klubi i tij nuk mendon të shes asetin e tyre para vitit 2019.
Bayer Leverkuseni është i mbyllur në një luftë me gjashtë klube të tjera në Bundesliga për pozitat që i sigurojnë atyre kualifikimin në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...