Lionel Messi zbulon mega planin e Realit për transferimin e yllit të Arsenalit

17:38 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, beson se Real Madridi do ta transferoj mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin, gjatë verës së ardhshme.

Real Madridi pritet që ta s’pastrojë skuadrën në fund të sezonit, pas një sezoni katastrofal në La Liga deri më tani.

Reali momentalisht renditet në pozitën e katërt, dhe ka 19 pikë më pak se sa rivalët e përbetuar, Barcelona, e cila është lidere e ligës.

Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, është lidhur me disa emra të cilit mund t’i transferon, duke përfshirë superyllin e PSG, Neymar Jr dhe portierin belg të Chelseat, Thibaut Courtois.

Por, sipas gazetës spanjolle “Don Balon” Messi ka kuptuar se Reali është i interesuar të nënshkruaj me mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin, transmeton arbresh.info.

Raporti po ashtu shton se Perez më nuk është i kënaqur me Dani Carvajal, i cili po kalon në një formë tejet të dobët këtë sezon.

Besohet se Bellerin dëshiron të largohet nga Arsenali dhe se është i interesuar për një kalim te gjigantët spanjoll.

22 vjeçari është produkt i akademisë së Barcelonës para se te kalonte te Arsenali në vitin 2011.

Bellerin ishte i lidhur me një rikthim te Barcelona, vitin e kaluar por trajneri Ernesto Valverde, transferoi mbrojtësin brazilian, Nelson Semedo.

Tashmë, reprezentuesi spanjoll ka nënshkruar kontratë të re me topçinjtë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme