Google ADS

“Cristiano Ronaldo nuk është në rënie”

16:59 | 7 Shkurt 2018
Arbresh Info

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe ka hedhur poshtë sugjerimet që ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është në rënie.

Ronaldo ka qenë nën nivelin e  tij të mrekullueshëm këtë sezon dhe ka qenë i përfshirë në vetëm tetë gola brenda 17 paraqitjeve në La Liga, transmeton portali arbresh.info. Por, ylli portugez ka shënuar nëntë gola brenda gjashtë ndeshjeve në Ligë të Kampionëve duke dërguar skuadrën e tij në raundin e 1/8-së ku do të përballen me PSG-në.

Duke folur pas fitores 4 me 1 të skuadrës së tij në Kupë të Francës ndaj Soachauxit, Mbappe hodhi poshtë pretendimet që 33-vjeçari është në rënie.

“Ronaldo nuk është në rënie. Nëse ai është në rënie, këtu janë shumë më shumë lojtarë në rënie atëherë”, ka thënë fillimisht ai. “Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Por, ne shpresojmë se ai do të qëndroj i qetë kundër nesh”

“Ne do të përgatitemi për ndeshjen duke i dhënë vëmendje të gjithë forcave të tyre. Ai është njëri nga ata që e forcojnë skuadrën”

Ndeshja e parë ndërmjet dy gjigantëve do të zhvillohet në Madrid më 14 shkurt./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/319740951880546/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme