Google ADS

Bengazi zgjohet në vrasje të reja

16:58 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

10 trupa të paidentifikuara me shenja të torturës dhe të vrarë janë gjetura në Bengazi, njoftojnë burimet lokale.

Burimet sqaruan se 5 trupa u gjetën në një depo në lagjen Laithi ndërsa 5 të tjerë u gjetën në rrugën Al-Nahir, trasnmeton portali arbresh.info.

Fjala qe u qet mbi trupin viktimave ishte “Khawarij”. Khawarij është një term e përdorur shpesh nga ushtria për të përshkruar anëtarët e ISIS-it, kundërshtarët politikë, vëllazërinë muslimane dhe grupet e tjera islamike.

Banorët nga Laithi pohuan se 5 prej viktimave u arrestuan nga personat e armatosur të maskuar të cilët ishin liruar një vit më parë për akuza lidhur me mbështetjen e supozuar të “grupit terrorist”.

Vrasja dhe hedhja e trupave në rrugët e qytetit të shkatërruar nga lufta nuk është e re. Disa aktivistë e kanë filluar ta quajnë atë “qyteti i vdekjes”.

Të mërkurën, dy trupa të paidentifikuara u gjetën në një depo të mbeturinave në rrethin e Ard Sollabit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme