Barcelona është duke përgatitur për të shtruar gjatë verës një ofertë për mbrojtësin e Paris Saint Germian, Layvin Kurzawa.
Gjiganti katalunas nuk ka qenë i kënaqur me performancat e Lucas Dignes dhe kanë në plan të shkarkojnë talentin francez në fund të sezonit aktual, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetën ‘Sport’ në Spanjë, Barcelona synon të zëvendësoj atë me mbrojtësin qendror të Paris Saint Germain, Layvin Kurzawa, i cili i ka bërë konkurrencë Yurit për pozitën startuese në Parc des Princes.
25-vjeçari thuhet se nuk është i kënaqur me statusin e tij në PSG dhe do të shfrytëzonte mundësinë për transferim në Camp Nou.
Sipas raporteve, Barcelona ka në plan të shtroj një ofertë prej 25 milionë euro, por ka gjasa që klubi në Francë të kërkoj më shumë për shërbimet e tij./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...