Manchester City është duke shfaqur interesim për sulmuesin e Juventuist, Paulo Dybala, pas dështimit me Alexis Sanchez.
Edhe pse ishin favoritë për të nënshkruar me kilianin nga Arsenali, City ishte mposhtur nga Manchester United në garën për transferimin e tij.
Manchester United veproi nën hije dhe pranoi të përmbush kërkesat e Sanchezit, duke lënë jashtë gare Cityn.
Tashmë, liderët e tabelës kanë kthyer fokusin në Serie A, tek sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, transmeton arbresh.info.
Manchester City ishte shumë afër nënshkrimit me Riyad Mahrez në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, por Leicesteri refuzoi të tri ofertat e ‘qytetarëve’.
Sipas gazetës spanjolle “Don Balon”, Dybala është bërë synimi kryesor për Pep Guardiolën.
Koha e argjentinasit në Turin është po thuajse në përfundim. Dhe Dybala do të dëshironte që karrierën e tij ta vazhdonte në Premierligë, duke punuar nën drejtimin e Pep Guardiolës, shton “Don Balon”.
Manchester City këtë sezon është duke prirë bindshëm në renditjen tabelare dhe një nga repartet kyresore është sulmi në krye me Sergio Aguero. /arbresh.info/
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...