Mbretëria norvegjeze do t’i shtojë fondet për Maqedoninë

15:39 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Mbretëria norvegjeze në periudhën e ardhshme do të dyfishojë mbështetjen financiare për Republikën e Maqedonisë, bëri të ditur ambasadori norvegjes, Arne Sannes Bojstand, gjatë takimit me Kryeministrin Zoran Zaev.

Pjesa më e madhe e fondeve nga kjo rritje e ndjeshme me pjesëmarrjen e Norvegjisë në promovimin e politikave të vendit, do të ketë në shënjestër formimin e një fondi për zhvillim socio-ekonomik të rajoneve të pazhvilluara.

Ambasadori Bjornstand dhe Kryeministri Zaev diskutuan edhe për çështjet aktuale të politikës së tanishme në Maqedoni./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme