Google ADS

Ilir Deda në Kuvend si deputet i LDK-së

15:19 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në listën e anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane, anëtar i së cilit është edhe deputeti Ilir Deda, në linjën ku ceken subjektet politike të cilave u përkasin anëtarët shkruan se Deda vjen nga radhët e LDK-së.

Kjo listë është publikuar në uebfaqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Ilir Deda ka fituar ulësen në kuvend si pjesëtar i Alternativës, e cila ishte në koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe AKR-në.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme