Nesër mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës

14:38 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës duke me fillim në ora  10:00.

Në këtë seancë pikat e rëndit të ditës të cilat do të diskutohen nga deputetët janë interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me vendimin e Qeverisë për rritje të pagave, shqyrtimi i projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore, debat paralamentar lidhur me dënimin e disa aktivistëve të VV-së.

Ky është rendi i ditës:

“Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-219 për të Huajt,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pajisjet nën presion,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimin gjeologjik të Kosovës,

Debat parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dënimin e disa aktivistëve të këtij subjekti politik,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar,  Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,

Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi për Ratifikimin e nëntë (9) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016,​

Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016″.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme