Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është zgjedhur anëtar Parlamentit Global të Kryetarëve tëKomunave, me seli në Hagë, duke u bërë kryetari I parë I ndonjë komune nga rajoni që përfaqësohet në këtë institucion.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se në letrën e mirëseardhjes si anëtar i Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave drejtuar Lutfi Hazirit, nga Kryetarja e Komitetit Ekzekutiv të Parlamentit, Patricia de Lile, është shprehur mirëseardhje Kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Në letrën e mirëseardhjes si anëtar i Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave drejtuar Lutfi Hazirit nga Patricia de Lile, kryetare e Komitetit Ekzekutiv të Parlamentit dhe njëherësh Kryetare e Cape Toën, thuhet se “me kënaqësinë me të madhe ju mirëpresim juve z. Haziri në Parlamentin Global të Kryetarëve të Komunave si dhe kemi nderin e veçantë t’ju kemi mysafir në Samitin Vjetor të Parlamentit që do të mbahet në Bristol të Britanisë në tetor 2018”.
Tutje në letrën e znj. de Lile thuhet se “puna dhe zëri i z. Haziri në kuadër të GPM do të jetë esencial në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes qyteteve e komunave ndërkombëtarisht në përgjithësi, por edhe në mes rajonit të Ballkanit dhe GPM, në veçanti”.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi ka pranuar letrën e znj. de Lile, ka thënë se ndjehet i nderuar që i është dhënë kjo mundësi për të qenë anëtar i Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave dhe se ky është një privilegj dhe mirënjohje e veçantë që i bëhet edhe Gjilanit dhe Kosovës.
“Sikur që kam qenë i përkushtuar në përfaqësim dinjitoz të Gjilanit e Kosovës në organizma tjerë relevantë europianë, si në ALDA për shembull, edhe në Parlamentin Global të Kryetarëve të Komunave, do të jap kontributin tim për të mirën e qytetarëve jo vetëm të komunës sonë, por të të gjithë rajonit. Përtej nderit, kjo pozitë më jep edhe një përgjegjësi shtesë, që me gatishmërinë me të madhe, do e kryej me përkushtim” ka thënë Haziri.
Përndryshe, Parlamenti Global i Kryetarëve të Komunave mbledh në vete kryetarë komunash nga të pesë kontinentet që për mision ka ofrimin dhe shkëmbimin e përvojave dhe lidershipit të kryetarëve të komunave në lidhje me ballafaqimin dhe zgjidhjen e sfidave të qeverisjes lokale që ndërlidhen edhe me sfidat globale.
Në të njejtën kohë, Parlamenti Global i Kryetarëve të Komunave përcjellë njohuritë e veçanta të liderëve të qyteteve e komunave nga e mbarë bota tek debatet strategjike për zhvillim ndërkombëtar, duke vlerësuar lartë nevojën për zgjidhje praktike të problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohen njerëzit, thuhet më tej në komunikatë./arbresh.info/
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...