Google ADS

Real Madrid me top-transfer nga Chelsea

08:54 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Klubi spanjoll Real Madrid është shumë i interesuar që ta transferojë futbollistin e Chelseas, Eden Hazard, transmeton arbresh.info.

Futbollisti i Përfaqësueses së Belgjikës synon që të largohet nga Londra në verë ndërkohë që Real Madrid mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij.

Hazard që nga viti 2012 është pjesë e Chelseas ndërkohë që në 196 paraqitje ka shënuar 66 gola.

Ai me Belgjikën ka realizuar 21 gola në 81 paraqitje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme