Grupi i të pakënaqurve brenda lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilit i prin ish-sekretari Dardan Molliqaj, brenda këtij muaji do të vendosin nëse do të qëndrojnë në këtë subjekt politik ose do ta formojnë një grup të ri parlamentar, shkruan gazeta Zëri.
Ditë më parë në medie është raportuar se ky grup, pjesë e të cilit janë deputetët: Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina, Faton Topalli…, kanë bërë kërkesë në Kuvend që ta formojnë një grup të ri parlamentar, pjesë e të cilit do të jenë së paku dhjetë deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje”.
“Kjo situatë nuk do të zgjasë në pafundësi dhe shpejt do të dalim me një vendim, qoftë për një zgjidhje brenda lëvizjes ‘Vetëvendosje’, qoftë për ndarje të Grupit Parlamentar. Por mendojmë që brenda muajit kjo punë do të zgjidhet”, ka thënë për “Zërin” deputetja Shqipe Pantina.
Edhe sa i përket mundësisë së formimit të një subjekti të ri politik ajo ka thënë se një gjë e tillë është opsion, porse aktualisht nuk ka asgjë konkrete.
“Krejt këto janë opsione që janë diskutuar më shumë në medie sesa që ka diçka konkrete. Ne nuk e përjashtojmë si mundësi, por ende nuk ka asgjë konkrete”, ka përfunduar ajo./Zëri/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...