Google ADS

Pse disa njerëz mendojnë se janë parashikues

00:50 | 7 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Gjatë gjithë historisë njerëzore kanë ekzistuar persona të cilët besonin se mund t’i parashikonin ngjarjet nga e ardhmja.

Parashikueshmëria e vërtetë nuk është dëshmuar shkencërisht, por dallime delikate në mënyrat se si njerëzit e perceptojnë kohën e një ngjarjeje mund të shpjegojnë se pse shumë njerëz ende besojnë në aftësitë e tyre psikike.

Hulumtimi i kryer nga shkencëtarët nga Yale ofron njohuri të reja në arsyet se pse disa njerëz mendojnë se kanë aftësi të mbinatyrshme, për t’i parashikuar ngjarjet, dhe i gjen disa baza fiziologjike të cilat qëndrojnë prapa iluzioneve të caktuara.

Parashikimi – aftësia për t’i imagjinuar ose parashikuar ngjarjet e ardhshme me saktësi të jashtëzakonshme – është subjekt i testimeve të shkencëtarëve dhe skeptikëve të ndryshëm që prej shekullit të 19-të.

Pesha e provave sugjeron se truri i njeriut nuk ndikohet nga ngjarjet e ardhshme.

Aftësitë e dyshuara psikike në shumë raste janë produkt i mashtrimit të qëllimshëm, në të cilat sharlatanët i përdorin të njëjtat truqe, të cilat i përdorin edhe magjistarët mentalistë për shekuj me radhë për ta aktruar leximin e mendjes ose parashikimin e së ardhmes.

Megjithatë, nuk është e vërtetë që të gjithë njerëzit të cilët pretendojnë të kenë aftësinë e jashtëzakonshme për ta parashikuar të ardhmen vetëm duan të fitojnë para.

Refuzimi i këtij pretendimi si një shenjë e sëmundjes mendore na tregon gjithashtu se këto besime zhvillohen në një tru përndryshe të shëndoshë.

Nga subjektet që nuk kanë histori të sëmundjeve mendore është kërkuar të parashikojnë se cili nga pesë katrorët e bardhë do të bëhet i kuq, dhe këto rezultate më pas ua kumtuan shkencëtarëve. Siç edhe pritej, shumica e parashikuan me saktësi ndryshimin e ngjyrës në njërën nga pesë herët – derisa shkencëtarët nuk e përshpejtuan testin. Nëse katrori do të skuqej brenda rreth 250 milisekondave, subjektet shumë më shpesh raportuan se e kishin parashikuar saktësisht ndryshimin e ngjyrës. Në realitet, ata thjesht parashikuan diçka që kishte ndodhur tashmë, por nuk e kishin procesuar me vetëdije atë përvojë.

Ajo që është thelbësore është se është vërejtur lidhja midis testit të të menduarit magjik dhe rritjes së besimit se parashikimet e sakta janë bërë në një kohë më të shkurtër.

“Kemi zbuluar se njerëzit të cilët shpesh e ngatërrojnë periudhën kohore të parashikimeve të tyre me rezultatet e vëzhguara janë më të prirë të raportojnë mendime dhe përvojat deluzore”, shkruajnë hulumtuesit në studim.

Si duket sekuenca e vëzhgimeve dhe parashikimi i ngjarjeve shpesh “përzihen” në qoftë se ngjarjet ndodhin shpejt njëra pas tjetrës.

“Është sikur mendoni që e dini se do të bie shi, dhe pastaj i ndjeni pikat e para”, tha udhëheqësi i hulumtimit Adam Bear.

“Mendimi juaj mund të ndikohet në mënyrë të nënvetëdijshme nga ato pika, por me vetëdije ju i përjetuat ato pak më vonë”.

Dhe përderisa kjo nuk mund të shpjegojë se pse disa njerëz ndiejnë se e kanë parashikuar ndonjë ngjarje për orë apo edhe vite më parë, kjo gjithsesi e tregon një bazë të fortë neurologjike e cila disa njerëzve u ofron besim në fuqitë e tyre psikike.

Hulumtimet e ardhshme do të mund të ndihmojnë në zbulimin e dallimit të saktë në instalimet elektrike të trurit për të shpjeguar se si i kombinojmë vëzhgimet dhe arsyetimin për të zhvilluar prova, ose se si seritë e ngjarjeve “futen” në vetëdije.

Hulumtimi u publikua në revistën PNAS./Koha.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme