Çështja e kufirit detar me Greqinë ka përplasur publicistin minoritar grek Orfea Beci dhe të pranishmit në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ në “Neës24”.
Beci, nga një studio paralele nga Gjirokastra, Beci tha se kjo çështje po shihet me dylbi, që sipas tij është blerë në tezga për fëmijë. Beci tha se çështje e detit me Greqinë nuk duhet të kalojë në të tilla përfundime dhe nuk i shërben klima e mosbesimit që është krijuar.
DEBATI
Beci: Çështja është komplekse, është për specialistë. Klima e mosbesimit. Pse u dashka kur bisedohet për qëllim të mirë, ka mosbesim. U fol edhe për tradhti kombëtare.
Erl Murati: Nuk është tradhti.
Boci: Shikimi me dylbi blerë në tezgat e kalamajve. Ka pasur një vendim nga Gjykata Kushtetuese, që është pohuar nga zyrtarë, që paska dhe një faktor të tretë që është BE. Ky është një faktor. Është e dëshirueshëm që në kuadrin e proceseve të integrimit të përcaktuar, dhe sidomos çështje të kufijve. Në arbitrazh u gjykua çështja. Në këtë frymë duhet trajtuar. Nuk besoj se u dashka tradhti kombëtare, hilera. Një çështje që diskutohet mbi tavolinë dhe që ka ndjeshmëri, eksitojnë caqet. Nuk është çështje pazaresh. Fyen dinjitetin që përfaqësojnë vendin.
Aleksandër Çipa: Ju përdorët për ‘amatorizëm; po ju në ça roli flisni? Ju jeni në të njëjtat të nivele amatorizmi. Është ripohuan në vitin 1928. Këto gjenden në tekstet e historisë dhe marrëveshjet zyrtare. Në 1925 është lënë në fuqi, edhe në vitin 1976 dhe 1992. Momentalisht këtë problem Greqia e ka të hapur me Egjiptin, etj.
Beci: nuk mund të notoj në ujëra që nuk i njoh. Por duhet të përcaktohen kufijtë. Në Qipro zhvillohen çmime të rëndësishme për të shfrytëzuar rezerva gazi dhe nafte. As nuk mund të ngatërroni nocionet.
Edit Harxhi: Konventa kombëtare përcakton shellfin, dhe zonën ekonomike.
Beci: Greqia përfiton nga marrëveshja po Shqipëria çfarë humbet?
Murati: Shqipëria nuk fiton asgjë. Nuk është e re që udhëheqësit e kësaj toke bëjnë marrëveshje për të ruajtur pushtetin. Unë nuk flas për mëmëdheun tuaj, është në rregull. Unë jam i shqetësuar sepse qeveria ime nuk po bën transparencë. Nëse është marrëveshje e drejtë nuk paragjykoj por ka nevojë për transparencë dhe ka nevojë t’ia shpjegojë publikut shqiptar siç e shpjegon Kotzias për grekët./shekulli/
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...