Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka komentuar sot procesin e integrimit të vendit në BE. Në një intervistë për “Top Show”, Gjosha thotë se Shqipëria e ka humbur trenin për tu bërë pjesë e BE në vitin 2025.
“Risia në këtë dokument të BE është vendosja e një afati konkret, siç është viti 2025. Sigurisht që do të kërkohen kushte për tu plotësuar. Momenti i hapjes se negociatave do të sjellë një monitorim të shumëfishtë dhe Shqipëria ka nevojë për një monitorim të rreptë, përsa i përket Shqipërisë. Për fat të keq duhet të themi së Shqipëria e ka humbur trenin e vitit 2025”,- tha Gjosha.
Ish-ministrja tha se deklarata për Shqipërinë kishte një gjuhë të paqartë. “Deklarata e BE përsa i përket Shqipërisë ishte me gjuhë evazive dhe ngre pikëpyetje, pasi Shqipëria ende nuk ka plotësuar kushtin kryesor siç është reforma në drejtësi dhe vetingu. Megjithatë do të shikohet për këtë në muajin prill. Ajo çka është e rendësishme është se duhet një pune e madhe si nga qeveria ashtu dhe nga maxhoranca. Duhet krijuar një imazh ndryshe për Shqipërinë, sepse deri tani nuk është ai i duhuri. Duhet zbatim me rigorizitet i detyrave, dhe jo show nga ana e qeverisë”,- tha ish-ministrja./Koha Jone/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...