Google ADS

Heynckes tregon pse Real Madridi është duke pasur probleme

23:20 | 6 Shkurt 2018
Arbresh Info

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes beson se Real Madridi është duke pasur probleme të shumta për shkak se ka humbur shumë lojtar kryesor gjatë verës së kaluar.

I pyetur pse mendon që Real Madridi është duke pasur probleme këtë sezon, trajneri veteran shpjegoi që bizneset e tyre gjatë verës së kaluar mund t’i kenë dëmtuar ata, transmeton portali arbresh.info.

“Ata lejuan largimin e tre lojtarëve të mirë gjatë verës, Alvaro Moratas, Pepes dhe James Rodriguezit, ndoshta për të ruajtur pagat”, ka thënë fillimisht Heynckes.

“Ata nuk shpenzuan shumë dhe kanë menduar që të rinjtë mund të kompensojnë mungesën e tyre”

“Në të vërtetë, ju duhet një përzierje e mirë e të rinjve dhe veteranëve”

Jupp Heynckes ka fituar në të kaluarën trofeun e Ligës së Kampionëve si trajner i Real Madridit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme