Një lajm shumë i mirë për njerëzit që duan të konsumojnë kafe.
Të gjithë i dimë efektet negative të alkoolit në trup dhe ende shumë prej nesh abuzojmë më shumë se ç’duhet. Kjo është pikërisht arsyeja se pse shumë njerëz preken nga sëmundjet e mëlçisë, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, një studim i kryer në Britani të Madhe ka gjetur se dëmtimet e mëlçisë të shkaktuara nga alkooli mund të përmbysen duke pirë dy gota kafe çdo ditë.
Studimi që ka analizuar më shumë se 430,000 pjesëmarrës, ka zbuluar se konsumimi i dy kafeve në ditë mund të zvogëlojë cirozën e mëlçisë.
Pacientët me cirrozë e kanë jetën e tyre në rrezik, sepse është potencialisht fatale. Për më tepër, sëmundja e mëlçisë akoma nuk ka shërim. Por sipas Dr. Oliver Kennedy, profesor në Universitetin e Southampton i cili është gjithashtu autori kryesor i studimit, konsumimi i kafesë ka një rol të rëndësishëm në uljen e rrezikut të zhvillimit të cirrozës./arbresh.info/
LDK: Nga janari, bizneseve u dyfishohet e trefishohet tatimi...
Ndërlidhja strategjike e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe U...
Gresa akuzon Rovenën për ‘vjedhje’ të këngës, kjo e fundit z...
Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim ës...
Pas regjistrimit, partitë proserbe në Mal të Zi kërkojnë që ...
Pesë gjigantët evropianë pas Jonathan David