Google ADS

Merkel përpiqet të shpëtojë Gjermaninë nga bllokada politike

22:50 | 6 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Kancelarja Angela Merkel dhe partia e saj janë gati që hapin udhë për Social Demokratët e qendrës së majtë dhe për të nënshkruar një marrëveshje koalicioni në një raund të fundit bisedimesh gjatë muajve të stagnimit ekonomik.

Një raund i ri bisedimesh midis SPD-së dhe bllokut të saj CDU / CSU do të zhvillohet gjatë kësaj jave dhe ka për qëllim finalizimin e një programi katërvjeçar, transmeton portali arbresh.info

Pikat kryesore kontradiktore të mosmarrëveshjes janë kujdesi shëndetësor, politikat e punës dhe shpenzimet e mbrojtjes.

“Secili prej nesh duhet të bëjë kompromise të dhimbshme dhe unë jam gati për këtë. Kur shohim lëvizjet në tregjet e aksioneve gjatë orëve të fundit, jetojmë në kohë të trazuara dhe çfarë pritet prej nesh si parti të njohur, është që të formojmë një qeveri për të mirën e popullit, qeveri që sjell stabilitet”, tha Merkel para gazetarëve para fillimit të negociatave.

CDU dhe Bashkimi Kristian Social (CSU), vazhdojnë të refuzojnë çdo ndryshim në sistemin e sigurimeve shëndetësore të Gjermanisë, ndërkaq SPD dëshiron të shohë sistemin shëndetësor me dy nivele të Gjermanisë, të reformuar me një sistem të ri që mbyllë hendekun e kujdesit midis qytetarëve me sigurime private dhe statutore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme