26 % e adoleshentëve në Kosovë, kanë parë filma me përmbajtje pornografike dhe 10 % prej tyre, këtë e kanë bërë çdo ditë. 97 % e adoleshentëve janë përdorues të internetit dhe 87 % e tyre e përdorin celularin për t’u kyçur në internet.
Këto janë të dhënat e një hulumtimi të Qendrës për Arsim të Kosovës, të prezantuar në një konferencë në shënimin e ditës për internet të sigurt.
Në këtë konferencë u tha se nuk janë kundër përdorimit të internetit, por nxënësit duhet të mos kenë qasje në ueb faqe të ndryshme, të cilat nuk kanë karakter edukativ. Por, nxënësit pjesëmarrës, thanë se shkolla duhet të jetë ajo që të ofron mundësi për të mësuar nga interneti, pasi kjo, sipas tyre, nuk po ndodh.
I këtij pajtimi ishte edhe psikologu Valdet Plakolli. Ai tha se shkolla duhet t’i mbyllë aplikacionet e panevojshme për nxënësit gjatë mësimit.
Në konferencë u kërkua që nxënësit të kenë kujdes pasi aplikacionet që i përdorin, posedojnë informacione të shumta për secilin, raporton KTV.
Nxënësit e shkollave fillore të Kosovës në masë të madhe e përdorin internetin. Përveç telefonave celularë që ata mbajnë me vete, në disa shkolla zhvillohet edhe mësimi nga interneti. Në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë në kabinetin e informatikës nuk ka internet, por mësimdhënësja Kimete Dida thotë se kjo çështje duhet të rregullohet.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë bërë të ditur se është hartuar pakoja e udhëzimit të përdorimit të internetit me qëllim që nxënësit të kenë qasje dhe mundësi për të përfituar nga përmbajtja e tij.
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...