Irani ka publikuar një studim trevjeçar i cili zbuloi se 49 përqind e qytetarëve të vendit e kundërshtojnë shaminë e detyrueshme për gratë.
Raporti vjen pas protestave kundër ligjit ekzistues që dërgoi në arrestimin e 29 grave, transmeton portali arbresh.info
Raporti i lëshuar nga Qendra iraniane për Studime Strategjike, një krah i hulumtimit për presidentin Hassan Rouhani, krahason të dhënat me vitet 2006, 2007, 2010 dhe 2014.
Në krahasim me vitin 2014, ku vetëm 39 përqind e të anketuarve besonin se qeveria duhet të ngrejë akuza kundrejt grave që kapen pa hixhab në publik, numri besohet të jetë dukshëm më i ulët se në vitin 2006, pasi atëkohë gjysma e popullsisë ishin pro dënimeve.
Gratë në Iran kanë protestuar kundër ligjit të shamive të detyrueshme. Një total prej 29 grave u arrestuan si rezultat i fushatës, njoftoi agjencia e lajmeve Tasnim, duke cituar policinë.
Publikimi i raportit duket së është vënë kundër autoriteteve gjyqësore të vijës së ashpër të Iranit, të cilët i kanë quajtur “fëminore” protestat kundër shamive.
Ndërkohë, Hassan Rohuani, që konsiderohet më modern në krahasim me linjat e ashpëra iraniane, ka bërë thirrje për më shumë liri për qytetarët e vendit.
Sipas ligjit Islamik të Iranit, i cili u imponua pas revolucionit të vitit 1979, grave u kërkohet të mbulojnë flokët me një hixhab dhe të veshin rroba të gjata e të lirshme./arbresh.info/
https://www.facebook.com/StealthyFreedom/videos/1053025724711521/
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...