Google ADS

Negociatat, Idrizi: Janë zgjidhur vetëm problemet e Greqisë

22:01 | 6 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, tha se çështja çame nuk mund të evitohet në bisedimet apo negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Idrizi pohoi se nuk ka asnjë informacion më shumë sesa publiku në lidhje me negociatat e deritanishme mes ministrave të jashtëm të dy vendeve, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.

Në studion e Neës 24, Idrizi theksoi se nga bisedimet e zhvilluara në Kretë dhe Korçë janë zgjidhur vetëm problemet e Greqisë dhe jo çështjet shqiptare.

“Ne e dimë që për herë të parë qeveria shqiptare ka një listë problematike me Greqinë po deri sot kemi parë që kanë avancuar vetëm problemet që ka pasur Greqia me Shqipërinë, toponimet, ligji për varrezat, për minoritetet.

Çështja çame bashkë me çështjet e tjera, nuk është çështje që mund ta marrë apo lërë kushdo si të dojë. Janë disa dokumente udhërrëfyes që askush nuk mund t’i tejkalojë apo rezoluta çame. Çështja e çamëve të Çamërisë është e mbështetur mbi dokumente.

Nuk e di çfarë është biseduar në ato 3 ditë në Kretë dhe në Korçë por jam i prirur të besoj që ministri i jashtëm duhet të ketë kryer detyrimin kushtetues”, tha Idrizi./Sot News/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme