Gazeta greke “Ta Nea” e hap numrin e saj të sotëm me një intervistë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ku ai përgjigjet për çështjen çame dhe marrëveshjen e detit me fqinjin tonë jugor.
Rama shprehet se në rolin e Kryeministrit është “angazhuar që të ndërtojë një marrëdhënie strategjike midis Greqisë dhe Shqipërisë e bazuar në respekt të ndërsjelltë dhe në besim për të ecur drejt një të ardhme të mirë për të dy popujt”.
Lidhur me çështjen çame kreu i qeverisë argumenton se ajo është trajtuar si shfaqje e një axhende të fshehtë për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
“Një pretendim i tillë territorial thjesht nuk ekziston. Nuk mund të jem dakord më shumë se kaq me ju përveç se çështje territoriale midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk mund të ekzistojë. Burimet që e nxisin një fantazi të tillë, që nganjëherë gjejnë vend në cepat e skajshëm/ekstremë të skenës politike, kërcënojnë për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të minuar të ardhmen”, thotë Rama.
Kryeministri më tej shton se është absurditet që në shekullin e XXI, “njerëz të plakur burra dhe gra të Çamërisë, e kanë të ndaluar të kalojnë kufirin” e Greqisë fqinje, sepse rrënjët e tyre janë nga një rajon i këtij vendi.
“E njëjta gjë ekziston dhe për absurditetin e ruajtjes së Ligjit të Luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë, një fantazëm e gjallë e së shkuarës që qëndron pezull midis nesh, pasojat ligjore të të cilit krijojnë pengesa të padurueshme për qytetarët që përmenda më lart por edhe për shumë të tjerë”, nënvizon kreu i ekzekutivit.
Sipas Ramës “jemi pranë një marrëveshje për kufirin detar, e cila do të jetë e drejtë dhe për Shqipërinë dhe për Greqinë”.
Në fund, Rama thekson se gjendemi aktualisht në një pozicion për t’i përmirësuar në mënyrë të rëndësishme marrëdhëniet bilaterale, duke përballuar çështjet e të shkuarës me dinjitet./Gazeta Shqip/
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, d...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së