Sonte në Paris është dhënë premiera e filmit ‘Fifty Shades Freed’.
E në këtë premier është dashur të marrë pjesë edhe këngëtarja Rita Ora, pasi kënga e saj me Liam, ‘For You’ është kolona zanore e filmit.
Mirëpo, pak para premierës, Rita tha se kishte ca probleme shëndetësore dhe uronte që të mund të shkonte në premierë.
E mira është se këngëtarja ia arriti.
Ajo në Instagram ka publikuar disa foto të shkëputura nga tapeti i kuq ku këngëtarja shkëlqeu me të bardha.
E veshur kokë e këmbë Rita dukej tejet elegante.
Fotove këngëtarja ia la edhe një shkrim ku tha se është e nderuar që kënga e saj u bë kolonë zanore e këtij filmi dhe se kjo ka qenë ëndrra e saj e kahmotshme!/lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/Be3j5xTnIG-/
Ekspertët e sigurisë kibernetike dhe psikologët tregojnë mas...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së nëntë, luhet në Su...
46 aksidente trafiku brenda 24-orëve
Dëmtohet një varrezë në Fushë Kosovë, policia po heton rasti...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet një person
Gjendet në rrugë pa shenja jete një person në Gjilan