Rritet në 55 numri i të vdekurve nga sulmet ajrore në Siri

21:03 | 6 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Aktivistët sirianë dhe të intervistuarit e parë thanë se sulmet ajrore në një zonë të rrethuar nga rebelët pranë Damaskut kanë vrarë të paktën 55 njerëz.

Qeveria siriane dhe forcat ruse aleate kanë goditur periferinë lindore të Ghouta për dy ditë rradhazi, transmeton portali arbresh.info

Ekipi i Helmetave të Bardha tha se 55 njerëz janë vrarë të martën, ndërsa Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut deklaroi se rreth 70 persona kanë mbetur të vdekur.

Rusia ka zhvilluar një fushatë ajrore ndëshkuese kundër opozitës së armatosur të Sirisë që nga ndërhyrja në luftën civile, duke mbajtur kështu anën e Presidenti Bashar al-Assad.

Ghouta Lindore, në të cilën bajonjë rreth 400 mijë njerëz, është duke u goditur nga sulmet ajrore të shpeshta gjatë kohës së fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme