Google ADS

Ekspertët e OKB-së: Shteti Islamik vazhdon të jetë kërcënues për botën

20:50 | 6 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Ekspertët e OKB-së kanë deklaruar se Shteti Islamik vazhdon të paarqet kërcënim për botën, pavarëisht mposhtjes në Irak, Siri dhe Filipine.

Raporti i Këshillit të Sigurimit deklaron se ISIS ka humbur fokusin e saj në pushtimin dhe mbajtjen e territorit, por theksohet se vazhdon të jetë përparësi e sulmeve të jashtme, transmeton portali arbresh.info

Ekspertët thanë se grupi ekstremist tani është i organizuar si rrjet global dhe besohet se disa anëtarë të saj janë të gatshëm të punojnë me militantët e al-Kaidës.

Si rezultat, lufta kundër militantëve të ISIS-it është duke hyrë në një fazë të re me fokus individësh, që veprojnë në shkallë autonome./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme