Google ADS

Çka janë Lutjet e Mëngjesit ku do të marrin pjesë liderët kosovarë?

20:28 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Temë shumë e përfolur e ditëve të fundit është pjesëmarrja e liderëve institucional kosovarë, në Lutjet e Mëngjesit të cilat mbahen në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por çka janë, pse organizohen, dhe nga kush organizohen këto lutje kombëtare të mëngjesit?

Lutjet e Mëngjesit, mbahen çdo të enjte të parë të muajit shkurt, për secilin vit me rradhë në Uashington, shkruan lajmi.net.

Viti 2018, pra ky vit do të shënojë herën e 66-të të mbajtjes së këtij evenimenti, të cilësuar si njëren nga ngjarjet më të rëndësishme në botë.

Në fillim të mbajtjes së tyre, këto lutje përveç karakterit fetar organizoheshin edhe me synimin e takimit të vet drejtuesve të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe kjo ndodhte për të diskutuar çështje të ndryshme mes tyre dhe për të forcuar lidhjet mes këtyre shteteve.

Por, me kalimin e kohës, kjo ngjarje ndryshoi karakter, duke marrë një të tillë ndërkombëtarë dhe duke mbledhur përfaqësuesit e liderët e shumë shteteve të botës.

Kjo ngjarje organizohet nga Kongresi Amerikan bashkë me një organizatë kristiane, dhe shansin për të folur në këtë organizim e kanë personalitete të rëndësishme botërore, dhe jo vetëm amerikane të cilat kanë një ndikim të madh global, ndërkaq folësit në këtë event nuk duhet patjetër që t’i përkasin fushës së politikës.

Pjesëmarrja në këto lutje të mëngjesit është e mundur vetëm me një ftesë të veçantë, dhe është vet pjesëmarrja e Presidentit Amerikane që e bën këtë ngjarje edhe më të rëndësishme.

Fjalimet e mbajtura nga Presidentët e vendeve të ndryshme janë të një natyre më të përgjithshme dhe më të kujdesshme, ndërkaq folësit kryesorë janë më të drejtëpërdrejtë në deklaratat e tyre, ndonëse nuk njoftohet se kush do të mbajë fjalime deri në ditën e ngjarjes.

Ndryshe, edhe humanistja e njohur nga Kosova, Gonxhe Bojaxhiu( Nënë Tereza) kishte mbajtur fjalim në vitin 1994 në Lutjet e Mëngjesit, aso kohe, të mbajtura me 3 shkurt./lajmi.net

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme