Google ADS

Messi dhe Suarez kërkojnë nga Barça transferimin e Daivd Alabas

19:59 | 6 Shkurt 2018
Arbresh Info

Dyshja në Barcelonë, Lionel Messi dhe Luis Suarez raportohet se janë duke kërkuar nga klubi i tyre të siguroj shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë të Bayern Munichut, David Alabas.

Reprezentuesi austriak ka qenë i lidhur me transferimin te gjiganti katalunas në të kaluarën, por mediat spanjolle pretendojnë tani që Messi dhe Suarez janë tifozë të mëdhenj të lojtarit dhe mendojnë se blerja e tij do të ishte më e rëndësishme sesa blerja e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi francez është përfolur shumë nga media të ndryshime se është shënjestër e Barcelonës gjatë verës, por raportet e fundit tani shtojnë se Messi dhe Luis Suarez  gjithashtu dëshirojnë transferimin e  tij e David Alabas.

Çmimi i 25-vjeçarit në Bayern Munichu besohet të jetë rreth 88 milionë funta.

Gjiganti bavarez sigurisht nuk dëshiron të humb një lojtar aq të rëndësishëm për skuadrën e tyre me një çmim të lirë./arbresh.info/

Të ngjashme