Google ADS

Gjendet i vdekur një 38-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se bëri vetëvrasje

20:20 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Një person i moshës 38-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Studime e Ulët të Vushtrrisë.
Rasti është raportuar në stacionin policor të Vushtrrisë rreth orës 15:00.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për KALLXO.com se njësitë përkatëse policore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe se me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Sipas familjarëve të viktimës, dhe elementeve tjera rrethanore të rastit dyshimet janë ngritur për vetëvrasje (varje), mirëpo për detaje duhet të presim raportin e IML”, tha zëdhënësi i Policisë.

Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme