Zyrtarët e Gjykatës Speciale zbarkojnë në Kosovë, informojnë avokatët me procedurat

18:41 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Gjykatës Speciale është mbajtur sesion informues për avokatët që kanë mbi pesë vjet përvojë pune, si avokatë, gjyqtarë apo prokurorë dhe që janë të interesuar të përcjellin nga afër procedurat dhe çështjet tjera që ndërlidhen me aplikimin e avokatëve për të përfaqësuar pranë këtyre Dhomave si avokatë mbrojtës të të akuzuarve apo mbrojtës të viktimave.

Takimi është zhvilluar nën udhëheqjen e Kryetarit të OAK-së z. Osman Havolli, me pjesëmarrjen e ligjëruesëve përkatësisht z. David Hain udhëheqës i zyrës së mbrojtjes pranë gjykatës dhe të znj. Silke Stidzinsky udhëheqëse e zyrës për mbrojtjen e Viktimave, të cilët paraqiten informacione të nevojshme për avokatët e Kosovës lidhur me Rregulloret e Dhomave të Specializuara dhe procedurat tjera pranë këtyre Dhomave.

Përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara inkurajojnë avokatët që të aplikojnë për të qenë pjesë e listave përkatëse, Listës së Mbrojtësve të Specializuar dhe Listës së Mbrojtësve të Viktimave pasi që do të kenë lehtësira duke pasur parasysh se gjykata do të mbajë procedurën gjyqësore në gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe në gjuhën angleze.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme