Mango ndryshe njihet si “mbretëresha e frutave”- ka efekt të fuqishëm kundër kancerit, ndihmon tretjen dhe humbjen e peshës si dhe mund të pastrojë lëkurën tuaj.
Më poshtë gjeni disa nga përfitimet shëndetësore të këtij fruti dhe mënyrat për t’i dhënë trupit tuaj këto të mira, transmeton Klan Kosova.
Pastrimi i lëkurës
Mango është i përshtatshëm për të gjitha tippet e lëkurës. Ky frut ju ndihmon për të aktivizuar poret e lëkurës dhe shton freski në fytyrë.
Nëse e përdorni rregullisht në regjimin tuaj ushqimor, mund t’ju ndihmojë të parandaloni poret e bllokuara që shkaktojnë puçrra dhe akne në fytyrë.
Priteni mangon në copa dhe vendoseni në fytyrë për 10-15 minuta. Pastaj bëni dush ose lani fytyrën dhe kështu lëkura juaj do të jetë e qetë, e freskët dhe plot shkëlqim.
Humbja e peshës
Mango përmban shumë lëndë ushqyese që ndihmojnë në zvogëlimin e oreksit. Gjithashtu, ky frut është i pasur me fibra që përmirësojnë funksionin e tretjes duke djegur kaloritë shtesë, gjë që ndihmon në reduktimin e peshës.
Ndihmon me tretjen
Mango përmirëson tretjen dhe ndihmon në shpërbërjen e proteinave. Është e pasur me fibra dietale, vitamina dhe minerale.
Zëvendësues për ëmbëlsirat
Mango e thatë mund të jetë zëvendësuesi më i shëndetshëm për ushqimet e tilla si patatinat ose ëmbëlsirat. Mango e freskët është gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyer.
Ul nivelin e kolesterolit
Mango është e pasur me vitaminë C, fibër dhe pektin që ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit.
Gjithashtu, përmban kalium që mund të ulë rrezikun e tensionit të lartë të gjakut, sulmit dhe sëmundjeve të zemrës.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%