Google ADS

Haradinaj racional para mediave të huaja: Specialja nuk do të mund të shfuqizohej

17:40 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Për herë të parë kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi javën e kaluar në një intervistë për DW se Gjykata Speciale nuk do të mund të shfuqizohej, ndërsa tregonte sa i përkushtuar është për ruajtjen e raporteve me shtetet mike, edhe javë më parë thoshte se nuk i dëgjon ambasadorët e tyre. Në një intervistë për gazetën gjermane “Basler Zeitung”, Haradinaj thotë se në asnjë formë Speciaja nuk do të mund të shfuqizohej, duke e prezantuar atë vetëm si një iniciativë simbolike të 43 deputetëve.

Haradinaj në një intervistë për gazetën gjermane u deklarua për iniciativën e zhbërjes së Gjykatës Speciale, duke e cilësuar këtë iniciativë si një shprehje e demokracisë së Kuvendit.

“Iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale ishte shprehje e lirë e demokracisë së Kuvendit të Kosovës, por kjo iniciativë ishte e pasuksesshme, pra nuk ka ndonjë epilog për këtë proces, por gjithashtu kritika për këtë Gjykatë kanë dhënë edhe plot avokatë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj shtoi se iniciativa për zhbërjen e kësaj Gjykate edhe ashtu do të dështonte, sepse për këtë process duhet dy e treta e dyfishtë dhe ndryshime kushtetuese, dhe kjo është e pamundur.

“Nuk do të ndryshojë asgjë, iniciativa edhe ashtu nuk do të mund ta ndalte Gjykatën Speciale, sepse për këtë punë duhet dy e treta e deputetëve, dhe kjo është e pamundur, ekziston gjykata, dhe ekzistojnë kritikat, por kjo është normale”, shtoi Haradinaj.

Kryeministri përmendi që si kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kishte kundërshtuar themelimin e një gjykatë të tillë.

Krymeinistrit Haradinaj në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë gazetës gjermane i ka rrëfyer se sa e vështirë është të formohet shteti nga e para dhe për sfidat që edhe më tej e shoqërojnë Kosovën.;

“Lindja e një shteti nuk është një proces i lehtë. Kosova ka marrë shumë mësime. Natyrisht që ne duhet të përmirësojmë qeverisjen tonë, sundimin e ligjit dhe ekonominë. Jemi ku jemi tani, por nuk do të heqim dorë, duhet të përballemi me problemet, sepse ky është shteti jonë, ne nuk kemi vend tjetër për të jetuar”, është shprehur kryeministri.

Haradinaj në këtë intervistë foli edhe për zhgënjimin e qytetarëve të Kosovës lidhur me gjendjen aktuale të krijuar në vend, ku tha se në Kosovë ka shumë gjëra për të cilat nuk mund të jesh i kënaqur, dhe se Qeveria e Kosovës duhet të fitojë besimin e qytetarëve të saj.

“Ka shumë gjëra në Kosovë për të cilat nuk mund të jeshë i kënaqur. Kosova është ende një punë e papërfunduar. Institucionet qeveritare së pari duhet të fitojnë besimin e qytetarëve të saj në luftën kundër korrupsionit. Ne duhet të sjellim më shumë investitorë në Kosovë që të kemi potencial më të madh ekonomik” theksoi Haradinaj.

Kryeministri, përvec vështirësive, numëroi edhe të arriturat që Kosova pati për një dekadë shtet. Njohjet ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës dhe forcimin e financave të shtetit janë të arriturat, por, sipas tij, fakti që Kosova nuk është njohur ende nga pesë shtete të Evropës dhe gjithashtu mos arritja e një zgjidhje përfundimtare me Serbinë nuk po e lehtëson jetën e qytetarëve të Kosovës dhe gjendjen në Kosovë në përgjithësi.

Duke u pyetur për faktin se refuzimi i Vizës nga SHBA-të dhe Britania mund të nënkuptojë ftohje dhe distancim të raporteve me këto dy vende, Haradinaj deklaroi:

“Nuk mund të ndikoj në vendimet e Qeverive tjera, por gjithsesi që nuk e kam atë përshtypje, madje tani kam pranuar vizën për vizitën në Londër”, tha kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme