Ambasadorja Çitaku i del në mbrojtje ish-presidentes Jahjaga pas padisë

17:25 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje ish-presidentes Atifete Jahjaga, pasi ndaj kësaj të fundit është ngritur një padi për shpifje nga familja e Shyhrete Berishës.

Ajo në një postim, ka ftuar të gjitha gratë për të vendosur secila në kohështrirjen e facebook-ut deklarimin e ish-presidentes Jahjaga lidhur me rastin e Shyhrete Berishës.

“E pa besueshme! Presidentja Jahjaga ka bërë atë që është dashur ta bëjë secili prej nesh. Ftoj gratë që të vendosim në murin tonë deklaratën e Presidentes në mbrojtje të Shyhretës. Le t’na padisin të gjithave pastaj. Turpi s’paska kufi”, ka shkruar Çitaku.

Shyhrete Berisha, e cila i ka mbijetuar masakrës së familjes Berisha të 26 marsit 1999 në Suharekë, ku iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, pas luftës kishte nisur një betejë gjyqësore për të marrë gjysmën e shtëpisë që ajo pretendonte se i takonte.

Për disa vite ajo u përball në proces gjyqësor me kunetërit e saj, Arben dhe Xhelal Berisha, deri në korrik të vitit të kaluar kur e fitoj rastin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme