Kryeprokurori Lumezi ka takuar Zëvendësministrin e Drejtësisë së Turqisë

16:45 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, sot ka pritur në takim një delegacion të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Turqisë të kryesuar nga Zëvendësministri i kësaj ministrie, Bilal Uçar.  Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ambasadorja e këtij vendi në Kosovë, Kivilcim Kiliçi.

Në fillim të takimit, kryeprokurori Lumezi ka falënderuar zëvendësministrin Uçar për ndihmën që shtetit turk në vazhdimësi po e jep për sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës, ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm të dy vendeve në fushën e sistemit prokurorial dhe ka shprehur gatishmërinë e thellimit të këtij bashkëpunimi.

“Ngritja e bashkëpunimit në fushën juridike -ndërkombëtar, do të jetë e dobishme për dy vendet në luftën e përbashkët të dukurive kundërligjore të nivelit vendor, rajonal dhe më gjerë”, ka thënë Lumezi.

Sipas njoftimit për media, zëvendësministri Uçar shprehi gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për sistemin prokurorial të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale të prokurorëve dhe në fusha tjera që mund të paraqiten si të nevojshme.

Kryeprokurori Lumezi gjatë këtij takimi ka folur edhe për punët që është duke i bërë institucioni i Prokurorit të Shtetit në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera kundërligjore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme