Në takimin bilateral mes kryeministrit Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në Forumin Ekonomik në Davos, për herë të parë pas dy dekadave u zhbllokuan proceset të cilat çojnë drejt zgjidhjes dinjitoze të çështjeve të hapura të Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë si dy vende fqinje evropiane.
Për vullnetin e mirë të demonstruar nga të dy palët opinioni ishte tërësisht i informuar, kumtoi sot pres shërbimi i Qeverisë së Maqedonisë, transmeton Medial.mk.
“Gjetja e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët është e mundur dhe për këtë qëllim në rrjedhë është procesi negociues. Nevojitet vullnet i mirë dhe kompromis nga të dy palët që të gjendet zgjidhje e cila do t’i respektojë dinjitetin dhe identitetin e qytetarëve të të dy shteteve. Për çdo hap të rëndësishëm të ardhshëm gjatë negociatave opinioni do të jetë sërish i informuar”, thuhet në kumtesën e Qeverisë./Gazeta Express/
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty